U mbajt takimi i katërt i KPF-së për këtë vit

KPF ( Komitetit për Politikë dhe Financa) ka mbajtur takimin e radhës të katërtin për këtë vit me këtë rend dite:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2.Shqyrtimi i projekt-vendimit për shpallje “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës;

3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-16-6343, tё datës 28.01.2022;

4.Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatshkurtër tё pronës se paluajtshme tё Komunës;

5.Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatgjatë tё pronës se paluajtshme tё Komunës;

6.Shqyrtimi i projekt-vendimit dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit tё hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;

7.Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve;

8.Shqyrtimi i projekt-vendimit për inicimin e procedurave për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për “Fshatin Rekreativ-Turistik në Delloc”;

9.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e Planit të Veprimit për Transparencë në Komunën e Suharekës;

10.Informatë për administrimin e buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar-Mars 2024; dhe 11.Pyetje dhe përgjigje. Pas diskutimeve që u bënë të gjitha pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës i cili do të mbahet me datën 29.04.2024 me fillim në ora 10:00