Dje, Komanda Rajonale Perëndim e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja
përfundoi projektin civilo-ushtarak në mbështetje të arsimit në fshatin Savrovë në
komunën të Suharekës.
Ushtarët italianë të Regjimentit të 1-rë Bersaglieri dhuruan pajisje për Shkollën e
Mesme të Ulët “Iliria”, ku kishte edhe kompjuterë personalë, projektorë, smartboards
dhe printera.
Kjo nismë synon të forcojë arsimin lokal shkollor, në përputhje me standardet
evropiane, duke i bërë mësimet më interaktive, duke reduktuar kështu mundësinë e
braktisjes së shkollës.
Është pjesë e një sërë aktivitetesh të rregullta të zhvilluara nga KFOR-i në mbështetje
të nevojave arsimore të popullatës lokale.
Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë autoritete civile dhe ushtarake, përfshirë
Komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, kolonel Francesco
Ferrara, kryetarin e komunës së Suharekes Bali Muharremaj dhe drejtorin e Shkollës
së Mesme të Ulët “Iliria” Xhemajl Zenelaj.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të
Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt
për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe
në mënyrë të paanshme.
KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së
Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të
cilët punojmë në koordinim të ngushtë.
Lini një Përgjigje