Drejtoria Komunale e Arsimit, sot ka organizuar një koktel me rastin e pensionimit të zyrtarit të arsimit, pedagogut z. Agim Rraqi, i cili u pensionua.
Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj me rastin e pensionimit ka ndarë mirënjohje dhe ka falënderuar Agim Rraqin për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte në këtë pozitë.
Ndërsa drejtori i DKA-së z. Remzi Bajselmani ka fol pak më gjatë rreth punës së suksesshme në DKA të z. Rraqi. Fjalë falënderuese dhe urime të shumta i kanë dhuruar dhe kolegët e punës dhe stafi i Komunës së Suharekës.
Lini një Përgjigje