Drejtoria e Arsimit në Suharekë, po organizon garën e “Kodimit & Robotikës”

Gara e Kodimit dhe Robotikës 2024 Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë po organizon Garën e Kodimit dhe Robotikës 2024 në nivel komune.

Mbi 20 shkolla kanë marrë pjesë në takimin informues dhe praktik, ku nxënësit me entuziazëm dhe kreativitet kanë zhvilluar projektet e tyre inovative.

Gara finale do të mbahet më 06.02.2024. Suksese të gjithë pjesëmarrësve.