Kur jemi në përfundim të vitit FSK-së i shtohen të arritura të shumta në fushën e ngritjes profesionale dhe të karrierës.
Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kapiten Dhurim Shemsedini ka përfunduar me sukses trajnimin e karrierës “Company Commander Course” në Republikën e Gjermanisë ku është trajnuar në fushën e udhëheqjes së kompanisë duke u vlerësuar me shërbim shembullor, gjithashtu pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami kanë diplomuar me sukses të lartë trajnimin për oficerë në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë.
Forca e Sigurisë së Kosovës po ngrit standardet e saj në nivelin e vëndeve të NATO-s, duke treguar kështu përkushtimin e secilit pjesëtar me pjesëmarrjen e tyre në shkollime, edukim e trajnime dhe duke treguar rezultate të larta në secilën fushë ushtarake, për të qenë të ndërveprueshëm me partnerët.
Lini një Përgjigje