Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Leshan të Suharekës, i cili ka shtënë më armë zjarri pa leje në ahengun familjar.
Në raportin e Policis së Kosovës, raportohet se:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Lini një Përgjigje