Kompania jonë, në shenjë mirënjohje për besimin tuaj në shërbimet tona, ka vendosur të shpërblejë 10 konsumatorë me nga 50 Euro, të cilët nuk kanë asnjë borxh në kartelat e tyre ! Nëse faturat tuaja të ujit janë të paguara, ju kualifikoheni automatikisht për një shans për të fituar. Fituesit do të zgjidhen rastësisht, duke i dhënë një mundësi të barabartë të fitojnë këtë shpërblim të mrekullueshëm.
Veproni Shpejt! Merrni avantazhin e kësaj mundësie deri më 20 dhjetor, pas kësaj date do bëhen zgjedhjet e fituesve!
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet me datë 22.12.2023, ku kushti kryesor është që në këtë datë borxhi juaj të jetë zero.
Çmimi prej 50 Eurove do të shtohet në faturat tuaja si avancë.
Presim me padurim për të shpallur fituesit dhe urojmë fat të gjithë pjesëmarrësve!
Nga ky shpërblim përjashtohen punëtorët e KRU “Hidroregjioni Jugor”!
Lini një Përgjigje