Me qëllim të pergaditjes së një Plani të punës sa më të mirë dhe më efektiv, Zyra e Kuvendit ka mbajtur takimin:
“Planifikimi i planit të punës i Kuvendit të Komunës në Suharekë për vitin 2024”, ku ka ftuar shefat e grupeve të subjekteve politike, anëtarët e KPF-së ( Komitetit për Politik dhe Financa).Në këtë takimi, që e kryesoi Bexhet Kuçi, kryesues i Kuvendit, para të pranishmëve u prezentua Plani i punës së Kuvendit për vitin 2024.
Nga të pranishmit u dhanë edhe disa propozime të cilat do të merren parasysh dhe do të hynë në Planin e punës për vitin që po vie.
Lini një Përgjigje