Në një ceremoni të organizuar nga QMF në fshatin Sopijë, për nder të pensionimit të infermieres Servete Sadikaj, Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, u shpreh:
Kemi pasur pak raste që Nënave, grave e vajzave tona t’ju falenderohemi për punën dhe përkushtimin në jetë.
Servete Sahitaj është një shembull që duhet ta falenderojmë si qytetarë pa dallim. Ajo sot u pensionua si infermiere por mirënjohjen tonë do ta ketë gjithmonë. Në fshatin Sopijë ajo na nderoi me punë dhe angazhimin e saj, për shëndetin e qytetarëve.
Ato janë në secilin profesion dhe punojnë e na nderojnë në përditshmërinë tonë. Me respekt Bali Muharremaj
Lini një Përgjigje