Zëri dhe Vizioni i Gruas – Bali Muharremaj prezanton kandidate për Asamblenë

Me një përvojë të pasur shtatëvjeçare në arsim, Elvane Muqa nga Vraniqi hyn në garën për Asamblenë Komunale në Suharekë, duke sjellë me vete profesionalizëm, përkushtim dhe vizion për të ardhmen e qytetit.

Magjistre e psikologjisë dhe mësimdhënëse e përkushtuar, ajo ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, sidomos në fushat më të ndjeshme të arsimit. Me një bagazh të pasur profesional, Elvane ka përfunduar studimet në edukimin parafillor, është asistente për fëmijë me nevoja të veçanta (NVA), terapiste ABA për fëmijë me autizëm dhe këshilltare për karrierë – duke u bërë një shembull i përkushtimit në shërbim të fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Përtej rolit të saj në edukim dhe mirëqenie sociale, Elvane Muqa është gjithashtu një menaxhere e suksesshme. Prej më shumë se një dekade, ajo udhëheq me sukses rrjetin e pastrimit kimik “Muqa”, i cili operon në disa qytete të Kosovës – një dëshmi për aftësitë e saj në menaxhim dhe ndërmarrësi.

Me këtë përvojë të gjithanshme, Elvane vendos të angazhohet në jetën publike për t’i shërbyer qytetarëve të Suharekës, duke ofruar një zë profesional dhe të përgjegjshëm në Asamblenë Komunale.

“Besoj se ndryshimi nis nga përkushtimi dhe puna me njerëz, andaj dua që përvoja ime të bëhet urë për politika të mira publike në arsim, mirëqenie dhe zhvillim,” thekson Elvane Muqa.