Futbollisti i njohur kosovar, Yll Hoxha, ka konfirmuar largimin nga FC Suhareka pas dy sezoneve me skuadrën. Mbrojtësi i majtë e bëri të ditur këtë vendim përmes një njoftimi publik, ku falënderoi klubin, bashkëlojtarët dhe tifozët për përkrahjen gjatë kësaj kohe.
Hoxha, i cili është një nga emrat me përvojë në futbollin kosovar, e përshkroi qëndrimin në klub si një periudhë me dy faqe – njëra e mbushur me suksese dhe tjetra me sfida që sollën reflektim dhe rritje personale.
“Dy vite në FC Suhareka – një vit plot suksese, tjetri plot mësime dhe reflektim. Faleminderit klubit FC Suhareka për mundësinë, dhe tifozëve për mbështetjen në çdo moment. Mirënjohje për ata që vlerësuan angazhimin dhe profesionalizmin tim. Gati për kapitullin e radhës!”, shkroi Hoxha në komunikatën e tij.
Largimi i tij lë një boshllëk të konsiderueshëm në skuadrën e Suharekës, ku ai ishte një figurë kyçe në repartin defanziv. Ende nuk është bërë e ditur destinacioni i ri i Hoxhës, por ai ka lënë të kuptohet se është i gatshëm për sfida të reja në karrierë.
Lini një Përgjigje