Vizitë zyrtare e Konsullit të Përgjithshëm të Turqisë në Prizren, Fatih Topçu

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka pritur në një takim zyrtar përfaqësues z. Fatih Topçu, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Prizren, e cila u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve institucionale.

Gjatë takimit u theksua gatishmëria për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, duke ndërtuar ura të reja komunikimi dhe partneriteti mes institucioneve përkatëse.

Kjo vizitë dëshmon vullnetin për avancimin e marrëdhënieve dhe forcimin e mirëbesimit ndërmjet nesh,” u tha me këtë rast, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në dobi të interesit të përbashkët.

Vizita e Konsullit Topçu vlerësohet si kontribut pozitiv në forcimin e raporteve miqësore dhe bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.