Kemi pasur kënaqësinë të presim për vizitë përfaqësuesit e AQH-së – z. Nicu Fota, dr. Genc Bajraktari dhe dr. Blerta Haxha.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e aktiviteteve të mbështetura nga projekti, sfidat e hasura si dhe hapat e ardhshëm për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore.
Pas takimit, së bashku vizituam Këshillimoren për qytetarë me sëmundje kronike, e cila ofron shërbime çdo ditë pune për pacientët.
Angazhimi ynë i përbashkët mbetet i qartë: një shëndetësi më cilësore dhe më afër qytetarëve.




Lini një Përgjigje