Vizitë domethënëse nga Komandanti i Brigadës Perëndimore të KFOR-it në Qendrën “DUJE” në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, ka mirëpritur sot në një vizitë zyrtare Komandantin e Brigadës Perëndimore të KFOR-it, Kolonel Francesco Errico. Gjatë kësaj vizite, u realizua edhe një takim në Qendrën për Kujdesin ndaj Personave me Aftësi të Kufizuara “DUJE”, ku Koloneli Errico dorëzoi një donacion me vlerë të veçantë për këtë qendër.

Ky gjest solidar dhe human i KFOR-it përforcon përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për të mbështetur komunitetin lokal dhe për të kontribuar në mirëqenien e qytetarëve në Kosovë.

“Jemi falënderues për këtë vizitë të veçantë dhe për ndihmën konkrete që na është ofruar përmes donacionit për Qendrën ‘DUJE’. Kjo është një dëshmi e bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe e vlerave të përbashkëta për të ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë,” u shpreh Kryetari Muharremaj.

Mbështetja e KFOR-it, përmes Brigadës Perëndimore, mbetet një shtyllë e rëndësishme për stabilitetin, zhvillimin social dhe fuqizimin e iniciativave komunitare në Komunën e Suharekës.