Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, që u mbajt sot, e që e ka kryesuar nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, u diskutua për këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Diskutim për aktivitete e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantët; 3.Prishja e rendit dhe qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm; 4.Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror; dhe 5.Identifikimi i hapësirave publike ku cenohet lëvizja e lirë e qytetarëve.
Në fund pas diskutimeve nga të cilat u dhanë edhe sqarime janë marrë edhe disa nga rekomandimet që në të ardhmën duhet zbatuar, siç ishin : të vazhdohet bashkëpunimi me poilicinë e sidomos anëtarët e KKSB-së nëse kanë ndonjë informacion për prishje të rendit të lajmëroj policinë, apo organet kompetente. Të rritet numri i zjarrëfikësve apo të angazhohen zjarrëfikës vullnetarë, sidomos tani në stinën e verës, të bëhet apel tek qytetarët për kujdes që mos të shkaktojnë zjarre dhe disa rekomandime tjera që kishin të bënin me pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan në takimin e sotëm të KKSB-së.
Lini një Përgjigje