Komuna e Suharekës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë, ka përgatitur një program të pasur artistik në kuadër të “DiaFest”, i cili i dedikohet ekskluzivisht mërgimtarëve.
Nga data 31 Korrik deri më 2 Gusht, sheshi i qytetit do të shndërrohet në një skenë të hapur me muzikë dhe atmosferë festive, ku do të performojnë artistë nga treva të ndryshme shqiptare.
Programi i netëve muzikore:
- 31 Korrik – Mbrëmje me këngë dhe valle popullore shqiptare, me interpretues tradicionalë GAM Theranda.
- 1 Gusht – Festë moderne me DJ ACER, me përzgjedhje të muzikës më të mirë shqipe dhe të huaj.
- 2 Gusht – Koncert live me këngëtaren Erza Qerkini dhe Beska Band, me tinguj të muzikës moderne.
Të gjitha mbrëmjet nisin nga ora 20:30 në sheshin e qytetit dhe janë të hapura për të gjithë, me fokus të veçantë për bashkatdhetarët tanë që këtë verë janë rikthyer në vendlindje.
Ky aktivitet organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Bali Muharremaj, si pjesë e përkushtimit për të forcuar lidhjet me mërgatën dhe për t’i dhuruar komunitetit mbrëmje të paharruara në frymën e festës dhe bashkimit.
Lini një Përgjigje