Trajneri i FC Ballkanit, Orges Shehi, pas fitores ndaj Shamrock Rovers

Pas fitores së rëndësishme në ndeshjen e parë kundër Shamrock Rovers, trajneri i FC Ballkanit, Orges Shehi, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij.

“Jam i kënaqur nga ajo çka prodhuam në fushë. Futbolli është kështu. Jam i kënaqur me rezultatin dhe tani duhet të përgatitemi për ndeshjen tjetër. Kam thënë edhe në konferencë se kjo do të ishte vetëm ndeshja e parë. Na mbetet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kthyese pas një jave në Dublin”, tha Shehi.

Ballkani tashmë është një hap më afër kualifikimit në raundin tjetër të garave evropiane, por sfida e radhës në Dublin do të jetë vendimtare.