Thirrje për aplikim: Mbështetje për fermerët blegtoral në Suharekë /

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Komunën e Suharekës ka hapur thirrjen për aplikim për mbështetje të fermerëve blegtoral.

Përmes kësaj thirrjeje, fermerët kanë mundësi të përfitojnë mëshqerra barëse të racës Holstein Friesian, e cila njihet për prodhimtari të lartë qumështi dhe përshtatshmëri të mirë për kushte lokale.

Drejtoria fton të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojnë brenda afatit të paraparë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë në komunë.