Të hënën promovohet libri me poezi i Bajram Zybës: “Poezi Nëpër Kohë”

Të hënën, më 28 korrik 2025, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Hajdin Berisha”, do të promovohet libri i parë me poezi i autorit Bajram Zyba, me titullin “Poezi Nëpër Kohë”.

Ngjarja do të mbahet nga ora 12:00 deri në 13:00, ku do të marrin pjesë familjarë, miq, kolegë dhe dashamirë të fjalës së shkruar.

Libri përmbledh vargje të ndjera të shkruara ndër vite, ku ndërthuren kujtimet, dashuria, sakrifica dhe përkushtimi për familjen e atdheun.

Të gjithë janë të mirëseardhur në këtë promovim, ku prania e secilit do të jetë një nder i veçantë për autorin dhe një mbështetje për krijimtarinë vendore.