Suharekë: Hetohet një rast për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm në Savrovë /

Suharekë, 15 nëntor ora 19:00, Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm në fshatin Savrovë të Suharekës. Sipas raportit, një person i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ditë më parë ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka sekuestruar dy pistoleta (njëra prej tyre me gaz) si dhe 9 fishekë.

I dyshuari aktualisht gjendet jashtë shtetit, ndërsa me vendim të prokurorit rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Institucionet përgjegjëse po vazhdojnë hetimet me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe garantimit të sigurisë publike.