Kryetari Muharremaj: Komuna e Suharekës mirëpret mërgimtarët me lehtësira konkrete
Nga data 11 Korrik deri më 20 Gusht 2025, Komuna e Suharekës ka marrë një vendim për të lehtësuar qëndrimin e mërgimtarëve gjatë pushimeve të tyre në vendlindje. Në këtë periudhë, do të jetë i lejuar dhe i hapur për shfrytëzim si hapësirë parkimi:
- Oborri i Komunës së Suharekës
- Përballë Parkut të Dëshmorëve (ish Tregu i Qytetit)
- Oborri i Shkollës Fillore “7 Marsi” në qytetin e Suharekës
Kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj, theksoi se ky është një gjest i vogël në raport me dashurinë dhe përkushtimin që mërgimtarët tregojnë për vendlindjen.
“Me këtë vendim simbolik, duam t’ju japim mirëseardhjen dhe t’ju ofrojmë pak lehtësi në kohën tuaj të pushimit. Mërgimtarët janë pasuri e vendit dhe një pjesë shumë e rëndësishme e zhvillimit tonë,” – deklaroi Kryetari Muharremaj.
Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e rendit dhe mirëmbajtjes në këto hapësira, në mënyrë që të sigurohet një mjedis i qetë dhe i sigurt për të gjithë.
Pushime të mbara në vendlindje!

Lini një Përgjigje