Suhareka e bashkuar, nuk pranon përçarjen e popullit!

Në demokraci, zgjedhjet janë festë!
Por, në Kosovë, këto zgjedhje janë edhe vendimi më i madh që populli do ta merr për dekadën që po vjen.

Gjatë këtyre viteve, u investua jashtëzakonisht shumë për të na ndarë e na përçarë.

  • Mos e lejoni të përçahet populli.
  • Suhareka e ka dhënë provimin se përçarja nuk pranohet, nuk ka sukses.

U investua jashtëzakonisht shumë për të na poshtëruar vlerat kryesore të popullit tonë.

  • Vlerat tona nuk janë as në shitje, as nuk përulen.
  • Lëvizja Paqësore dhe Lufta e UÇK-së nuk përulen kurrë, nuk damkosen kurrë!
  • Suhareka ka qenë vatër e të dyja këtyre vlerave.

Ne jemi sot bashkë sepse është domosdoshmëri për shtetin tonë.

Është domosdoshmëri për stabilitetin, për sigurinë dhe për mbrojtjen e Kosovës.

Është domosdoshmëri ta largojmë njëherë e mirë këtë mentalitet të pushtetarëve që

Veç zi e terr flasin, asgjë nuk punojnë, asgjë nuk krijojnë, veç mallkojnë!

Prandaj, ne jemi këtu. Jemi bashkë.

Jemi në krah të Bali Muharremajt – një kryetar model që kurrë nuk ndalet!

Jemi në krah të Ramush Haradinajt – një personalitet përtej partisë, por në themel të lirisë!

As unë dhe asnjëri prej jush këtu, NUK KEMI NEVOJË që Wesley Clark ose Jamies Rubini të na tregojë se kush është Ramush Haradinaj.

Festa ka filluar në Suharekë!
Të festojmë për Kosovën tonë!

KrahTeje #AAK129 #burimramadani11