U21/ Dardanët zhvillojnë stërvitjen e fundit para përballjes me Gjermaninë

Kombëtarja e Kosovës U21 nesër mbrëma do të përballet me Kombëtaren e Gjermanisë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.

“Dardanët” sot kanë zhvilluar stërvitjen zyrtare në Kampin Nacional në Hajvali.

ë përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit kanë bërë përgatitjet e fundit për t’i bërë ballë favoritit kryesor në Grupin D, Kombëtares së Gjermanisë U21.

“Duhet të presim shumë luftë, shumë angazhim, pak fat, më e mira do të ishte të mos pësojmë, por Gjermania është favorit dhe ajo që na takon neve është të bëjmë më të mirën dhe të kemi angazhim maksimal. Shkaku i gabimeve që kishim në udhëtim, do të ketë ndryshime në formacion dhe mungesa e Lindon Emërllahut dhe Elvis Letaj u vërejt edhe në Poloni. Kosova nuk e ka komoditetin që të zëvendësojë dy futbollistë për një kohë të shkurt sepse potenciali ynë nuk është si i Gjermanisë apo shteteve tjera. Gjasat para ndeshjes gjithmonë janë 50/50. Do të tentojmë t’i dënojmë përmes kundërsulmeve, por do t’ia lëmë lojës dhe do të shohim në fund të ndeshjes se çfarë do të arrijmë”, tha përzgjedhësi Afrim Tovërlani.