Adhurues dhe simpatizantë të klubit tonë ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për të marrë drejtimin e skuadrës me kryetrajnerin SHPETIM DURO.
Timonieri nga Shqipëria do drejtoj skuadrën tonë drejt synimeve të rradhës tashmë pjesë e elitës së futbollit Kosovar, Duro trajner me shumë eksperiencë ku së fundmi ishte pjesë e FC Struga nga Maqedonia ku vitin e kaluar arriti të shpallej kampion dhe të ishte pjesë e garave europiane, në të kaluarën ka udhëhequr me sukses skuadra si KF Partizani, KF Shkëndija, FC Drita, FC Kukësi e KF Laçi.
Kryesia e klubit ishin të pajtimit që ti besojnë trajnerit Duro për udhëheqjen e skuadrën ku u betuan që do qëndrojnë afër me kushtet dhe gjitha mundësitë që klubi ynë të shkëlqejë në superligë, në anën tjetër trajneri theksoi se së bashku të bashkuar do punojmë maksimalisht dhe me plan projekt profesional.
Lini një Përgjigje