Shkolla e Basketbollit “Theranda Basket” kualifikohet në finalen e Play-Off-it U16

Shkolla e Basketbollit “Theranda Basket” sot zhvilloi ndeshjen kundër ekipit “Ylli 04” nga Gjakova. Ndeshja u luajt në Palestrën e Sporteve “13 Qershori” në Suharekë.


“Theranda Basket” shënoi fitore bindëse me rezultat 58-37, duke siguruar kështu një vend në finalen e Play-Off-it për kategorinë U16 për sezonin 2024–2025.

Shkolla e Basketbollit “Theranda Basket” po vazhdon të tregojë rezultate të jashtëzakonshme me gjeneratat e saj në garat e basketbollit në Kosovë. Merita për këto suksese u takon trajnerëve Hasan Bytyçi dhe Alban Berisha, të cilët me përkushtim dhe punë të palodhshme po zhvillojnë talentet e reja të kësaj shkolle.