Ekspedita e Kombëtares së Izraelit është detyruar të dalë nga autobusi në autostradë pas një alarmi që morën nga autoritet për një sulm të mundshëm.
Izraeli do të luajë të dielën ndaj Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024, me takimin e paraparë të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.
Ekipi përfaqësues izraelit ka organizuar udhëtimin për në Prishtinë dhe sot (e premte) gjatë mbrëmjes është paraparë të arrijnë.
Megjithatë, rrugës për në aeroportin e Tel Avivit ekipi kombëtar i tyre kanë hasur në probleme.
Ata kanë marrë një alarm për sulm me bombë apo me raketa, duke bërë që të detyrohen të dalin nga autobusi dhe të fshehën në një vend më të sigurt.
Është vet faqja zyrtare e federatës izraelitet të futbollit që ka publikuar videon, ku shihen lojtarët dhe stafi duke ikur.
Lini një Përgjigje