Portugalia e pamëshirshme ndaj Luksemburgut, fiton me rezultat të thellë

Portugalia ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi për të qenë me një këmbë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të udhëhequrit e Roberto Martinez u treguan të pamëshirshëm sonte ndaj Luksemburgut, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Grupin J.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Algarve” përfundoi me rezultatin 9:0.

Gonçalo Inacio (12’, 45’+4), Gonçalo Ramos (18’, 34’), Diogo Jota (57’, 77’), Ricardo Horta (67’), Bruno Fernandes (83’) dhe Joao Felix (88’) shënuan në fitoren e kombëtares portugeze.

Portugalia tani ka 18 pikë dhe kryeson në grup, me pesë pikë më shumë se Sllovakia.

Luksemburgu është në pozitën e tretë me 10 pikë.