Zyrtare: KB Golden Eagle Ylli prezanton trajnerin e ri

KB Golden Eagle Ylli ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri për edicionin e ri në Superligën e basketbollit kosovar.

John Casey Owens do jetë i pari i shtabit teknik te suharekasit.

“Kemi arritur marrëveshje me trajnerin amerikan, John Casey Owens, i cili vjen me një përvojë si trajner në G-League, asistent në NBA në ekipin LA Lakers, si dhe së fundmi udhëhoqi ekipin kombëtar të Kuwaitit” shkruan Ylli

Edicionin e kaluar, Ylli e përfundoj kampionatin si nënkampion.