Përfundon ndeshja në Suharekë gjithashtu dhe rrugëtimi i FC Suharekës për në kupën e Kosovës.
Ballkani e ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi i Kosovës e eliminoi rivalin lokal, Suharekën 3:2 me rezultat të përgjithshëm.
Pas fitoi minimalisht 1:0 në ndeshjen e parë, Ballkani barazoi 2:2 në të dytën për të shkuar tutje.
Ishte Gentrit Halili që kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes.
E Gripshi shënoi për 2:0 në minutën e 73-të.
Por, Suhareka gjeti forcë që të shënojë dy gola për të barazuar ndeshjen, por ishte e pamjaftueshme për t’u kualifikuar tutje.
Fitim Susuri shënoi dy gola fillimisht në minutën e 81-të e më pas edhe në minutën e parë shtesë për epilogun 2:2
Lini një Përgjigje