Federata e Motoçiklizmit e Kosovës mbajti me sukses një punëtori të organizuar, ku morën pjesë kryetarë dhe përfaqësues të klubeve të ndryshme.
Qëllimi i këtij organizimi ishte të diskutohet me klubet potenciale për licencim nga Federata, të prezantohen projektet dhe propozimet për aktivitetet dhe garat e vitit 2024, si dhe të zhvillohet një diskutim i hapur për nevojat e klubeve dhe Federatës në mënyrë që suksesi të jetë sa më i lartë.
Faleminderojmë të gjithë pjesëmarrësve, dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë për të zhvilluar komunitetin e motoçiklistëve dhe për të krijuar eksperiencat e paharrueshme për të gjithë ne!
Për çdo informacion shtesë, mos ngurroni të na kontaktoni në fmksfederata@gmail.com.Me respekt,Federata e Motoçiklizmit e Kosovës.
Lini një Përgjigje