FC Suhareka ka marr fitoren e radhës, duke mposhtur Gjilanin, me rezultat 3-2 në kuadër të javës së katërt.
Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro arriti të sigurojë fitoren e dytë radhazi në tri ndeshje.
Suhareka fitoi 3-2, në një ndeshje mjaft të zjarrtë.
Të parët në epërsi doli Gjilani me anë të golit të shënuar nga Robert Rrahmani, në minutën e 14-të.
Katër minuta më vonë, Suhareka barazoi me anë të Mevlan Zekës.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1, pasi Jarovic e gjeti rrugën e golit.
Pak minuta më vonë, Gjilani mbeti me një lojtar më pak, pasi Kushtrim Shabani u ndëshkua me të kuq.
Pjesa e dytë ishte e tëra e Suharekës.
Me një lojtar më shumë në fushë, Suhareka krijonte raste pa ndalur, derisa e gjeti më në fund golin e barazimit në minutën e 79-të.
Golin e epërsisë për vendasit e shënoi Rexhaj në minutën e 85-të.
Me këtë rezultat u mbyll edhe ndeshja, derisa Suhareka ka arkëtuar 7 pikë në tri ndeshje, duke zënë vendin e tretë në tabelë.
Në vendin e tetë është Gjilani, i cili s’e ka asnjë fitorë këtë sezon, përpos dy barazimeve dhe dy humbjeve.
Lini një Përgjigje