Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, ku Llapi e ka mposhtur me rezultat të thellë Ballkanin prej 5:3.
Llapi shënoi dy gola të shpejtë me Namanin dhe Hysenin në minutat 7 dhe 16-të, ndërsa Ballkani u kthye në lojë qysh në pjesën e parë ku barazoi shifrat falë golave të Gripshit në minutën e 26-të dhe Berishës në minutën e 45-të.
Llapi kaloi sërish në epërsi falë golit të Namanit i cili shënoi në minutën e 45-të, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Hyseni shënoi sërish në minutën e dytë nga penaltia në minutën me 73-të, kurse për 5:2 shënoi Januzi në të 88-tën.
Për rezultatin përfundimtar shënoi sërish Bërisha në minutën e 95-të për 5 me 3.
Në anën tjetër, Malisheva, ndonëse me një lojtar më pak, arriti që ta mposht Lirinë e cila nuk po kalon në formë të mirë.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Hazrollaj nga penaltia në minutën e 98-të të takimit.
Një gol u shënua edhe në takimin mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ku kryeqytetasit fituan falë golit të Pefqelit në minutën e 32-të.
Në minutën e 75-ë, Fushë Kosova pati mundësinë ta barazonte rezultatin në 1-1, por Statovci dështoi të shënojë nga pika e bardhë.
Me rezultatet sotme, Ballkani vazhdon ta kryesojë kreun e tabelës me 38 pikë, i ndjekur nga Llapi me 31 pikë. Malisheva gjendet në pozitën e katërt me 26 pikë, një më shumë se Prishtina që është n pozitën e pestë me 25 piëk.
Ndërsa, Fushë Kosova dhe Liria janë në dy pozitat e fundit me 10, respektivisht nëntë pikë.
Lini një Përgjigje