FC Ballkani shënon fitore të bukur, emocionuese dhe glorifikuese

Me dy golat e yjeve të çmueshëm, kapitenëve legjendarë të historisë tonë, Edvin Kuç dhe Armend Thaqi, e mbyllim në mënyrën më të mirë edicionin 2023/2024 të Superligës.

Faleminderit të gjithë futbollistëve që me nder djersitën fanellën e kampionit, stafit teknik me në krye profesorin, Ilir Daja, të gjithë kontribuesve në klub, e veçanërisht tifozëve tanë që në asnjë çast nuk u lodhën duke na mbështetur hap pas hapi.

Bashkë jemi aty ku e kemi vendin, në piedestal.

Shihemi sonte në Koncertin festiv nga ora 20:00, për ta vazhduar gëzimin deri në orët e vona.