Vazhdojmë lidershipin në Superligë, duke arkëtuar 3 pikët e radhës, në rrugën drejt qëllimeve tona.
Kampioni në fuqi triumfoi 1:2 në udhëtim ndaj Dukagjinit.
Pas 25 sekondave lojë, Meriton Korenica shënoi për 0:1 njërin nga golat më të shpejtë në histori të Superligës.
Për 0:2 u përkujdes Nazmi Gripshi që shënoi nga penalltia në minutën e 27-të.
Klinasit ngushtuan epërsinë në minutën e 88-të kur shënoi Rugova, por nuk arritën të nxirrnin të paktën një pikë.
Kjo fitore e dërgon Ballkanin në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë, një më shumë se Llapi.
Lini një Përgjigje