Jemi të nderuar që gjatë qëndrimit tonë në Astana, kemi hasur në mikëpritje të jashtëzakonshme nga afaristët e mëdhenjë të Mabetex Group, në krye me presidentin z. Behgjet Pacolli, që në çdo moment i kanë qëndruar afër klubit tonë.
Mbështetja e tyre e madhe na krijoi lehtësira, si në pajisjen me viza ashtu edhe tek çdo nevojë e secilit prej nesh.
Sonte kishim kënaqësinë që me ftesën e tyre, të darkojmë në njërën nga Residencat e tyre në Kazakistan, që udhëhiqet nga këta bashkatdhetarë tanë, të cilët kanë ndërtuar shumicën e objekteve kryesore të kryeqendrës kazake.
Lini një Përgjigje