Mesfushori i Malishevës, ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë

Pasi Etnik Brruti, mesfushori i Malishevës dhe njëkohësisht kapiteni i Kosovës U-21, ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, një polemikë e madhe ka nisur dhe akuza për tradhti, aq sa babai i tij Besnik ka reaguar kështu:

Tradhtarë janë të gjithë ata që e quajnë tradhti mbrojtjen e flamurit të Adem Jasharit, Zahirit, Agimit dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për liri! Djali im ka marrë një vendim që buron nga bindjet dhe dashuria e tij për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren shqiptare, për flamurin me të cilin ne e kemi mbështjellë dëshmorët tanë, por ky nuk është ideali për të cilin jemi dëshmorë. Të gjithë ata që e gjykojnë sot, duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për patriotizmin dhe sakrificën për Kosovën.

Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër e shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare. Për ne Kosova dhe Shqipëria nuk janë të ndara, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori.