Djemtë e Superligës së Kosovës dje treguan paraqitje fantastike kundër Izraelit – këto janë statistikat dhe notat e tyre

Përfaqësuesja e Kosovës dje arriti një fitore me rezultat minimal ndaj Izraelit.

Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, u mbyll me rezultatin 1-0, me golin e Milot Rashicës, asistuar nga Vedat Muriqi.

Edhe pse terreni i fushës ishte tejet i rënduar, Dardanët treguan paraqitje solide, ku me ndeshje të mirë spikatën edhe djemtë e Superligës së Kosovës.

Ilir Krasniqi (Llapi), Lumbardh Dellova (Ballkani) dhe Qëndrim Zyba (Ballkani), luajtën dje nga minuta e parë dhe kompletuan 90 minutëshin në fitoren e “Dardanëve”.

STATISTIKAT E LUMBARDH DELLOVËS DHE QËNDRIM ZYBËS:

Dyshja e kampionit të Kosovës – Ballkanit, Dellova dhe Zyba u vlerësuan me notat: 7.5 (Dellova) dhe 7.1 (Zyba) nga ‘SofaScore’.

STATSTIKAT E ILIR KRASNIQIT:

Mbrojtësi i Llapit, Ilir Krasniqi për paraqitjen ndaj Izraelit, u vlerësua me notën 6.9 nga ‘SofaScore.

Duke parë paraqitjet briliante të yjeve të Superligës, pritet që edhe gjatë ndeshjeve të ardhshme të kemi në fushë edhe më shumë lojtarë nga Superliga e Kosovës.

Pas ndeshjes së djeshme, edhe veterani i mbrojtjes së Përfaqësueses, Fidan Aliti i përgëzoi djemtë e ri për paraqitjet e tyre, duke thënë se kanë një të ardhme të ndritur te Kosova.

Kosova ndeshjen e ardhshme e luan të shtunën (18.11) në Basel kundër Zvicrës.

Burimi i lajmit: Insajderi