Sot, nga ora 16:30, në hapësirën e ish-tregut javor në Suharekë do të bëhet përurimi zyrtar i poligonit të ri sportiv, një investim i rëndësishëm për zhvillimin e sportit lokal dhe ofrimin e kushteve të përshtatshme për sportistët e komunës.
Poligoni i ri do të shërbejë si një hapësirë multifunksionale për disa sporte si futbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, atletika dhe aktivitete të tjera rekreative, duke ofruar mundësi të shumta për të rinjtë dhe dashamirët e sportit në përgjithësi.
Ky projekt është realizuar nga Komuna e Suharekës përmes Grantit të Performancës dhe ka një vlerë investimi prej mbi 500 mijë euro.
Në ceremoninë e përurimit pritet të marrin pjesë përfaqësues të klubeve sportive, autoritete komunale, personalitete të jetës publike, si dhe Ambasadori i Suedisë në Kosovë.
Ky poligon vjen si rezultat i angazhimit për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe për të nxitur një jetë aktive dhe të shëndetshme për të gjithë qytetarët e Suharekës.

















Lini një Përgjigje