Sot në fshatin Duhel ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku për pasojë raportohet për dy persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë Policia, Ndihma e Shpejtë si dhe Zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë me profesionalizëm për të ofruar ndihmën e parë dhe për të siguruar vendin e ngjarjes.
Zjarrfikësit Leotrim Bylykbashi dhe Kushtrim Zyrapi janë veçuar për kontributin e tyre të pashoq, duke vepruar me shpejtësi dhe përkushtim në ndihmë të të lënduarve.
Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor, ndërsa policia është duke hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Kujdes në trafik – një moment pakujdesie mund të sjell pasoja të rënda.
Burimi i lajmit: Sukarekaexpress
Lini një Përgjigje