Sot është mbajtur takimi i rregullt i Koordinimit Lokal për Siguri

Sot është mbajtur takimi i rregullt i Koordinimit Lokal për Siguri, nënkryetarja e Komunes Mihrije Suka, prezantoi aktivitetet që janë realizuar gjatë dy javëve të fundit në nivel komunal, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ajo potencoi disa nga aktivitetet e realizuara në komunë, dhe angazhimin e drejtorive komunale në ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët, sidomos gjatë sezonit të verës dhe ardhjes së diasporës.

Nga Stacioni Policor raportoi Toger Vehbi Bytyqi, i cili bëri të ditur se gjatë dy javëve të fundit situata e përgjithshme e sigurisë ka qenë e qetë.

Gjatë takimit u theksua se janë trajtuar gjithsej 610 lëndë kundërvajtëse dhe janë ekzekutuar 40 urdhëresa të gjykatës.

Po ashtu, u bë e ditur se nga data 15 korrik do të fillojë zbatimi i një plani operativ për shkak të sezonit të diasporës, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.