Siar Seferaj, vetëm 13 vjeç, ka hedhur hapin e parë në rrugëtimin e tij muzikor me publikimin e këngës së parë, e cila mban titullin “Sky is Blue”.
Ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë është bashkëpunimi me një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare – kompozitorin Florent Boshnjaku, i cili ka realizuar muzikën dhe tekstin e këngës.
Me zë të veçantë dhe prezencë të natyrshme, Siari ka filluar të shfaqë talentin e tij që në moshë të vogël. “Sky is Blue” vjen si rezultat i pasionit, përkushtimit dhe ëndrrës që ai ka për muzikën, dhe ky projekt i parë shënon vetëm fillimin e një karriere premtuese.
Ne i urojmë Siar Seferajt suksese të shumta në rrugëtimin e tij artistik, me bindjen se ky është vetëm kapitulli i parë i shumë sukseseve që e presin.
Lini një Përgjigje