Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë

Policia e Kosovës ka bërë ndryshime në pozitat drejtuese të komandantëve të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë.

Zyra për Media e Policisë së Kosovës, tha se Kapiten Faik Jahmurataj është emëruar Komandant i Stacionit Policor në Pejë.

Kapiten Enis Lluka është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Klinë.

Kapiten Afrim Sylaj, i cili më parë ka shërbyer në Stacionin Policor në Suharekë, është emëruar në pozitën e re në Qendrën Rajonale Operative në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.