Me moton “Ndërtimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara, për të çuar përpara zhvillimin shoqëror”, sot shënohet Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara, një ditë që na rikujton se shëndeti, dinjiteti dhe barazia janë të drejta themelore për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Ministria e Shëndetësisë përsërit zotimin për të vazhduar rritjen dhe avancimin e shërbimeve dedikuar personave me aftësi të kufizuara. Në fokus mbeten sigurimi i pajisjeve mbështetëse, përmirësimi i kushteve në institucionet publike shëndetësore, si dhe investimet në infrastrukturë moderne dhe të qasshme për secilën kategori të shoqërisë.
Shërbimet e reja, pajisjet e avancuara dhe projektet infrastrukturore të përshtatura sipas nevojave konkrete të komunitetit dëshmojnë zotimin institucional për krijimin e një sistemi shëndetësor më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë.
Bashkë me profesionistët shëndetësorë, institucionet partnere dhe organizatat që punojnë çdo ditë me këtë komunitet, synohet ndërtimi i një mjedisi ku secili trajtohet me respekt, dinjitet dhe kujdes të barabartë.
Në këtë ditë të rëndësishme, bëhet thirrje për të gjithë aktorët relevantë që të kontribuojnë në promovimin e përfshirjes, barazisë dhe mbështetjes së vazhdueshme për personat me aftësi të kufizuara, sepse një shoqëri e drejtë ndërtohet vetëm atëherë kur askush nuk mbetet jashtë.

















Lini një Përgjigje