Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, ka zhvilluar një takim me artistin Refki Gollopeni, në kuadër të ekspozitës “Nëntori i parë”.
Gjatë bisedës, të dy palët vlerësuan rëndësinë e artit në ruajtjen e identitetit kulturor dhe në forcimin e lidhjeve me mërgatën shqiptare në Zvicër. Z. Gollopeni, i cili njëkohësisht ka qenë edhe kurator i kësaj ekspozite, prezantoi punimet dhe konceptin artistik që qëndron pas aktivitetit.
Ekspozita “Nëntori i parë” vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm në promovimin e kulturës dhe historisë sonë në diasporë.

















Lini një Përgjigje