“Rri n’Kosovë, se ma mirë s’ka” – Mesazh i fuqishëm nga Suhareka për të rinjtë

Në kuadër të Ditëve Vetëdijësuese “Rri n’Kosovë, se ma mirë s’ka”, sot në Suharekë u mbajt një aktivitet sensibilizues që synon të nxisë të rinjtë të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në Kosovë.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të fushatës “Le të flasim”, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës, përfaqësuesve institucionalë dhe dhjetëra të rinjve.

Të pranishmit diskutuan sfidat e të rinjve si papunësia dhe mungesa e mbështetjes, ndërsa u prezantuan edhe mundësi konkrete për përfshirjen e tyre në zhvillimin e vendit. Kryetari theksoi se e ardhmja e Kosovës varet nga energjia dhe angazhimi i të rinjve dhe i ftoi ata të bëhen pjesë e ndryshimit pozitiv.