Suharekë, 15 Korrik 2025 – 21:30 | Rr. “Brigada 123”Një përleshje e dhunshme është raportuar mbrëmë në qytetin e Suharekës, pas një mosmarrëveshjeje mes tre personave të dyshuar, shtetas kosovarë.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, përplasja fizike ka eskaluar në dhunë, duke rezultuar me lëndimin e rëndë të njërës prej palëve, i cili është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Gjatë ndërhyrjes së njësive policore në vendin e ngjarjes, është konfiskuar një armë zjarri – revole me 8 fishekë që dyshohet të ketë qenë në posedim të njërit nga të përfshirët në rrahje.Me urdhër të prokurorit të shtetit, të tre personat e dyshuar janë dërguar në ndalim policor, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

















Lini një Përgjigje