Më 24 korrik, ish-presidenti Hashim Thaçi dha një intervistë në emisionin Rubikon në Klan Kosova. Pavarësisht shumë reagimeve që nxiti ne publik, RTK-ja në portalin e saj, nuk e publikoi asnjë lajm.
E kur pjesë të intervistës u publikuan të nesërmen më 25 korrik në edicionin qendror të lajmeve në RTK, kjo nuk kaloi në heshtje. Gazeta Nacionale ka marrë vesh se redaktori i lajmeve qendrore i asaj dite, Visar Krasniqi, është larguar nga pozita që e mbante.Kronika me deklaratat e Thaçit u transmetua kah gjysma e edicionit, me disa prej deklaratave e reagimeve, një kronikë pak më e gjatë se dy minuta.
Lini një Përgjigje