Eksperti i sigurisë dhe njëherit kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka prezantuar një vizion të ri për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka theksuar se këto fusha do të ndërtohen mbi një koncept modern dhe të avancuar, ndryshe nga qasjet e deritanishme.
“Ligj kundër Kërcënimeve Hibride dhe Sulmeve Kibernetike. Siguria dhe Mbrojtja do të kenë koncept modern, ndryshe nga deri tash. Do të forcojmë Agjencitë e Inteligjencës, përfshirë këtu edhe krijimin e forcimin e Agjencisë së Inteligjencës për Mbrojtje në përballje me kërcënimet hibride, dezinformimin dhe ndikimet e huaja armiqësore”, ka shkruar Ramadani.
“Në këtë plan, do të funksionalizohet: • një njësi për komunikim strategjik dhe përballje me luftën hibride, • sistemi i integruar paralajmërimit të hershëm për sigurinë kombëtare, • do të nxjerret Ligj kundër Kërcënimeve Hibride dhe Sulmeve Kibernetike”, ka shkruar tutje Ramadani.
Ndryshe Burim Ramadani garon për deputet me numrin 11 nga lista e AAK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

















Lini një Përgjigje