Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka vizituar sot një vepër arti me simbolikë të thellë, e cila po realizohet nga dy artistët suharekas, Donjeta dhe Fatos Kabashi.
Muralja me titull “Qetësia e saj nuk është dobësi, por barrë e padukshme”, sjell në qendër figurën e femrës me sy të mbyllur, gojë të heshtur dhe pa veshë – si një metaforë e fortë për shtypjen dhe heshtjen që përjetojnë shumë gra në shoqëri.
Ajo sheh, dëgjon, ndjen… por nuk lejohet të flasë nga frika e paragjykimeve.
Flokët e saj të zjarrtë përfaqësojnë shpirtin e lirë dhe forcën e brendshme, ndërsa zogjtë e verdhë në dorë simbolizojnë zërin e saj të brendshëm shpresën, dashurinë dhe lidhjen e pashkëputur me familjen.
Kjo pikturë murale, e vendosur në hyrje të qytetit, jo vetëm që zbukuron hapësirën publike, por përcjell edhe një mesazh të fuqishëm për ndërgjegjësim dhe barazi.
Faleminderit Donjeta dhe Fatos Kabashi për punën tuaj të jashtëzakonshme dhe përkushtimin ndaj artit me kauzë.



Lini një Përgjigje