Sot, Kryetari i Qendrës së Biznesit në Suharekë, z. Refki Zogaj, së bashku me sekretarin Arben Kuqi, morën pjesë në një takim të rëndësishëm të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe koordinimi për rritjen e sigurisë publike gjatë sezonit veror, me theks të veçantë te organizimet familjare si dasmat, siguria në trafik dhe ambientet publike.
Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës ofruan bashkëpunim të ngushtë me të gjitha bizneset e rajonit, veçanërisht me sallonet e dasmave, pikat e karburanteve dhe klubet e natës, për të garantuar një sezon të qetë dhe të sigurt për qytetarët.
Në emër të Qendrës së Biznesit në Suharekë, z. Refki Zogaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me Policinë dhe nënvizoi rëndësinë që kanë bizneset lokale në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Ai theksoi se Qendra e Biznesit do të angazhohet për të ndërmjetësuar komunikimin dhe koordinimin e vazhdueshëm me të gjitha bizneset në komunë.

















Lini një Përgjigje